Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se dialogu ka sjellë rezultate pozitive në disa fusha, e në anën tjetër kemi pa një rol destruktiv të Serbisë në moszbatimin e disa prej marrëveshjeve që janë arritur.
Tahiri në tryezën e ftuar nga KDI me temën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë se dialogu kur ka vullnet dhe përkushtim ka rezultat konkret.
“Me të drejtë kemi prit që ky do të jetë një fillim i ri. Kurti i ka formuar institucionet të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Edhe vet si parti opozitare dialogun ne nuk duhet ta shohim si agjendë politike me të cilën do të akuzojmë njëra-tjetrën, duhet ta shohim si një agjendë përtej angazhimit tonë ditor politik”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se një gjë të tillë po e pamundëson kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij, shkruan Telegrafi.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur fare transparencë sa i përket takimit në Bruksel duke shtuar se për propozimet e kryeministrit Kurti nuk kanë pasur asnjë informacion as si klasë politike as si deputetë të Kuvendit të Kosovës.
“Fatkeqësisht Qeveria jonë nuk ka një agjendë që do të mund të diskutohej mes partive në pushtet dhe partive opozitare”, u shpreh Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, më tej theksoi se qëllimi final i Kosovës në këtë proces nuk duhet të jetë njohja.
“Nuk besoj që qëllimi jonë final duhet të jetë njohja mes Kosovës dhe Serbisë, sepse edhe nëse kjo ndodh dhe prapë pengesën e kemi në Këshill të Sigurimit nga Kina dhe Rusia, atëherë Republika jonë nuk po arrin me përmbyll atë që është më e rëndësishmja fuqizimi subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Pa qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe pa e pas ulësen në OKB ne nuk e kemi përmbyll çështjen e fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Xhavit Haliti: Mesazhi i PDK-së për Kosovën më mirë po depërton në çdo lagje të Pejës
Përdorimi i inteligjencës artificiale në shpërndarjen e dezinformatave në kohë fushate
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?