LAJMI I FUNDIT:

Letra lamtumirëse e Milot Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit

Letra lamtumirëse e Milot Rashicës drejtuar tifozëve të Werder Bremenit
(Foto: Instagram/milotrashica7)

Milot Rashica nuk do të luajë më për klubin gjerman, Werder Bremenin, pjesë e të cilit ishte nga janari i vitit 2018.

Anësori shqiptar është konfirmuar si lojtar i ri i Norwich Cityt dhe nga sezoni 2021/2022 do të luajë në Ligën Premier.


24-vjeçari ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Faleminderit” dhe ka postuar një letër dedikuar tifozëve të Werderit, të cilën jua sjellim më poshtë:

Zyrtare: Rashica do të luajë në Ligën Premier te Norwich City
Lexo po ashtu Zyrtare: Rashica do të luajë në Ligën Premier te Norwich City

Të dashur tifozë të Werder Bremenit,

Para tre vitesh e gjysmë vendosa të nisja një sfidë të re. Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj në këtë periudhë (jo gjithmonë të lehtë).

Jam ndier shumë komod me familjen time në Bremen. Djali im Tian ka lindur këtu – për këtë arsye, Bremeni do të ketë gjithmonë një vend shumë të veçantë në zemrën time dhe të familjes sime.

Ju siguroj se do të lutem gjithmonë për ju dhe për klubin. Faleminderit për gjithçka, juve tifozëve, bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithë punonjësve të Werder Bremenit, jini të shëndetshëm dhe jua uroj gjitha të mirat.

I juaji, Miloti


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori