Derisa presidenti serb, Aleskandar Vuçiq, po raportonte sot para deputetëve në Kuvendin e Serbisë, lidhur me ecurinë e dialogut me Kosovën, ishte pikërisht Shaip Kamberi i cili sërish ua tha në fytyrë të gjithëve për krimet që i kanë kryer mbi civilët shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuara-SDA” në Kuvendin e Serbisë, sërish ka debatuar për çështjet për të cilat Serbia heziton t’i diskutojë, transmeton Telegrafi.
“Si pjesëtarë i popullit shqiptar, e shoh perspektivën në BE, por edhe në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Formula e bashkëjetesës së popujve të Ballkanit është mirëkuptimi, gjithçka tjetër çon drejt konflikteve të përgjakshme. Konsideroj që dialogu në Bruksel është mekanizmi i vetëm për normalizim të marrëdhënieve – pavarësisht që konsideroj që Brukseli nuk po tregon interesim edhe aq të madh sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë Kamberi duke iu drejtuar presidentit serb.
“Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termeve të viteve të 90-ta nuk kanë vend në dialog. E kuptoj që Serbia mbron dhe përfaqëson interesat e saj, por duhet ta kuptoj se jeni duke diskutuar me njerëzit, të cilëve u janë vrarë familjarët nga njësiti paramilitar Akrepat. Sot duhet ta kuptoni që pavarësia e Kosovës është rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka shtuar Kamberi.
Madje sipas politikanit shqiptar, opinioni në Serbi duhet ta di se janë kryer vrasje mbi shqiptarët nga forcat serbe dhe se janë kryer sulme të organizuara mbi shqiptarët.
E kjo deklaratë e Shaip Kamberit duket se nuk i pëlqeu fare presidentit serb i cili replikoi duke pretenduar se kinse janë kryer vrasje edhe ndaj serbëve nga ana e shqiptarëve – duke tentuar ta zhvendos debatin në një nivel tjetër dhe duke vazhduar të flet për ecurinë e bisedimeve më Prishtinën zyrtare në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, Lukashenko kryeson me 87 për qind të votave
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg
Presidenti i Kolumbisë kundër dëbimeve të emigrantëve: SHBA-ja nuk mund t’i trajtojë kolumbianët si kriminelë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët
Izraeli nuk i lejon kalimet, mijëra palestinezë të bllokuar në Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite