LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale, procedohet në Kuvend për miratim

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale, procedohet në Kuvend për miratim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale duke e proceduar në Kuvend për miratim.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë prezantimit të këtij propozimi tha se krijimi i kësaj gjykate do të mundësojë zhvillimin ekonomik.

“Duke pasur parasysh ngarkesat e gjykatave themelore trajtimi i të cilave zgjat me vite të tëra ka lindur nevoja e një krijimi të ri juridik, me anë të këtij projektligji për trajtimin e konteksteve komerciale. Themelimi i Gjykatës Komerciale do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Haxhiu. /Telegrafi/