LAJMI I FUNDIT:

Pretendonte se kishte lind dhjetënjakë, jugafrikania përfundon në spital psikiatrik – po del të jetë trillim

Pretendonte se kishte lind dhjetënjakë, jugafrikania përfundon në spital psikiatrik – po del të jetë trillim

Gosiame Thamara Sithole nga Afrika e Jugut që pretendonte se ka sjellë në jetë 10 fëmijë, është pranuar në spitalin psikiatrik në Johanesburg, për shkak të spekulimeve se një lindje të tillë nuk ka pasur kurrë.

Kujtojmë që në tërë botën ishte raportuar për lindjen e dhjetënjakëve, ku pretendohej se “Sitole dhe partneri i saj Tebog Tsotets mbetën të shokuar kur panë ultrazërin e tetë fëmijëve, e pas lindjes ishin befasuar më shumë kur kuptuan se bëhet fjalë për dhjetë”, transmeton Telegrafi.


“Jemi bërë me shtatë djem dhe tri vajza, jam i lumtur, i emocionuar – nuk po mund të flasë”, kishte deklaruar asokohe “babai”.

Megjithatë, tani ekziston dyshime se gruaja as që ka qenë shtatzënë. Kontrollet mjekësore kanë treguar se nuk ka pasur fare shtatzënie. Gjithashtu nuk ka shenja që do të konfirmonin se lindjet janë kryer me prerje cezariane.

Avokati i saj Refiloe Mokoen, thotë që Sithole po pretendon që po mbahet kundër vullnetit të saj në spitalin psikiatrik.

“Nuk ka dashur të shkoj në spital për një kontroll psikiatrike, pasi që konsideron se është e shëndoshë. Më ka kërkuar ta shoqëroj, por personat kompetentë më kanë thënë që tani është përgjegjësi e tyre – duke më pamundësua të jem pranë saj”, ka shtuar avokati.

Ndërkohë, madje edhe “babai” i fëmijëve ka dyshuar në këtë rrëfim – duke tentuar disa herë t’i vizitojë fëmijët, por ajo nuk kishte zbuluar vendndodhjen.

Edhe mediat lokale kanë raportuar se nuk ka ndonjë dokument të protokolluar, që ajo ka qëndruar në ndonjë spital për të lindur fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori