LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do t’i sjellë Depay, Barcelonës

Çfarë do t’i sjellë Depay, Barcelonës

Ronald Koeman ka qenë duke pritur për Memphis Depayn dhe pas dy afateve kalimtare arriti t’i siguronte shërbimet e tij.

Holandezi ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Barcelonën dhe ai do të zbresë në Kataluni pasi të përfundojë Kampionati Evropian.

Koeman dhe Memphis punuan së bashku gjatë kohës që trajneri drejtoi ekipin kombëtar. Ai gjithmonë startonte me ish-yllin e Lyonit dhe në 18 paraqitje ai kontribuoi 11 gola dhe 11 asistime.


Dashuria është e ndërsjellë, gjithashtu. Dëshira e Memphis për t’u bashkuar me Barcelonën u drejtua kryesisht nga prania e Koeman në Camp Nou.

“Shumica e sulmuesve të Barcelonës e duan topin në këmbët e tyre”, ka thënë Koeman, duke çmuar bashkëkombësin e tij.

“Memphisi mund të përdoret si një pikënisje, por ai gjithashtu mund të shkojë edhe më tutje. Ai është i fortë, dinamik dhe mund të luajë me të dy këmbët në të dy anët”.

Duke kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si një lojtar në pjesën ofanzive, 27-vjeçari është paraqitur si një Nr.9 i rremë në sezonet e fundit edhe kur ai punonte nën udhëzimet e Koeman. Në tre vjet duke luajtur në sulm, ai ka shënuar 49 gola.

Mbetet të shihet se ku do ta përdorë Koeman në Barcelonë, pasi ka shumë konkurrencë në sulm. Lionel Messi – nëse ai do të rinovojë – është në atë pozitë dhe mund të luajë po ashtu si sulmues qendror, ashtu si Sergio Aguero, Martin Braithëaite dhe Antoine Griezmann.

Memphis është mësuar të jetë pika kryesore në çdo sulm në të cilin ai luan dhe, ashtu si Griezmann pas lëvizjes së tij nga Atletico Madrid, ai do të duhet të përshtatet për të luajtur një rol më dytësor në një vijë të frontit të dominuar nga Messi.

Nëse dikush di se si ta marrë më të mirën prej tij, është Koeman. Trajneri me siguri ka një plan për bashkatdhetarin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori