Udhëtimi i pabesueshëm nëpër Atlantik, letra në shishe që u dërgua në vitin 2018 dhe u gjet 4820 kilometra larg – ajo bashkoi dy adoleshentë
Një letër në shishe ka “afruar” dy adoleshentë nga anët e kundërta të Oqeanit Atlantik, tre vite pasi ajo ishte dërguar në një udhëtim tejet të gjatë.
Sean Smith, 16-vjeç, kishte dërguar letrën derisa ishte në pushime verore në Road Island gjatë vitit 2018, transmeton Telegrafi.
“Është dita e falënderimeve. I kam 13 vjet dhe jam në një vizitë te familja në Road Island. Jam nga Vermonti – nëse e gjeni letrën ju lutem më shkruani në messageinabottle2018@gmail.com”, kishte shkruar i riu.
Tre vite më vonë, ajo është gjetur 4820 kilometra larg vendit ku ishte hedhur. Christian Santos, 17-vjeç, e gjeti shishen në Azore, arkipelagun portugez në Atlantik.
Gjatë një interviste dhënë për Boston Glow, ky i ri ka thënë se shishen e gjeti derisa po peshkonte me një kushëri në ujërat e cekëta të Oqeanit.
“E nxora dhe brenda saj gjeta një letër me një mesazh në të. Mendova se do të jetë më interesant nëse ia dërgojë nënës që ta shoh”, ka thënë Christian.
E ëma e tij Molly Santos, ka thënë se letra ishte dërguar nga periferia e Massachussets, ku ai është lindur para se me familja të zhvendosej në ishullin Azore.
Pasi që u interesonte se kush ishte autori i letrës, Christian dhe e ëma e tij i dërguan një letër në postën elektronike, dhe kaluan disa ditë duke mos marrë kurrfarë përgjigje, pasi që Sean kishte harruar krejt për shishen me porosi dhe nuk e kishte kontrolluar postën elektronike.
Mesazhi nga ishulli Azore erdhi më në fund nga Sean, kur e ëma e Christian javën e kaluar e shpërndau një fotografi të mesazhit në rrjetet sociale – duke nxitur interesim të madh.
Sean ka vendosur të ruaj kontakte me mikun e tij të ri.
“Mendoj që do të provojmë të mbesim në kontakt. Situata është e pazakontë”, ka shtuar Sean. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'