Dhomat e Specializuara tregojnë që 4 të akuzuarit në Hagë do të gjykohen me procedurë të përbashkët.
Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Sali Mustafën po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Këta u arrestuan pas urdhrit të Prokurorit të Specializuar me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzit.
Aktakuza ndaj tyre u konfirmua me 26 tetor të vitit 2020 teksa u bë publike me 5 nëntor të po të njëjtit vit.
Por gjykim ndaj tyre ende nuk ka filluar. E një datë se kur mund të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve nuk dihet. Meqë sipas Dhomave të Specializuara procesi është në fazën paragjyqësore.
“Në çështjen Prokurori Specialist kundër Thacit dhe të tjerëve gjyqtari i procedurës paraprake ende nuk ka marrë vendim se kur lënda do të transferohet në trupin gjykues. Çështja është aktualisht në fazën paragjyqësore. Gjatë kësaj faze, Gjyqtari i Procedurës Paraprake mban seanca dëgjimore, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurave dhe vendos për sfidat fillestare të ngritura nga i akuzuari (referuar si mocione paraprake). Prokurori Specialist duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin akuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori Special ka ndërmend të thërrasë në gjyq, si dhe dokumentet dhe provat që ai synon të paraqesë në gjyq. Po kështu, Mbrojtja duhet të ndajë me Prokurorin Specialist një listë të dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin. Ky proces quhet zbulim. Në dëgjimet e fundit publike, Mbrojtja dhe Prokurori Specialist kanë diskutuar kur ky proces mund të përfundojë. I takon gjyqtarit të procedurës paraprake që të vendosë, bazuar në argumentet e palëve, kur do të paraqiten Dosjet e Procedurës Paraprake”.
“Kur përgatitjet të përfundojnë, gjyqtari i procedurës paraprake do të transferojë dosjen e çështjes në një trup gjykues prej tre gjyqtarësh dhe një gjyqtari rezervë, të caktuar nga Presidenti. Vetëm atëherë Faza Para-Gjyqësore do të përfundojë dhe Faza Gjyqi do të fillojë. Data për transmetimin e shkresave të çështjes në Trupin Gjykues dhe data për fillimin e gjykimit nuk janë caktuar. Gjyqi do të jetë një gjyq i përbashkët”, kanë thënë Dhomat e Specializuara për Express.
Ndërsa në Institutin e Kosovës për Drejtësi po thonë që gjyqtarët prokurorët dhe mbrojta e të akuzuarve duhet të bëjnë të pamundurën që këto gjykime të fillojnë sa më shpejt.
Mirëpo edhe pse nuk dihet data se kur të akuzuarit do të dalin para gjykatësit Dhomat e Specializuara bëjnë me dije që do të jetë një gjyq i përbashkët për Thaçin e të tjerët.
Së fundi Dhomat e Specializuara e Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar që procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës do të fillojë me 15 shtator.
Ndërkohë nga data 15 korrik shtatë të akuzuarve në Hagë i lejohen vizitat nga familjarët e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos