Tashmë dihet botërisht që Dubai është një prej vendeve më të vizituara në botë për shkak të ndërtesave dhe jetës së mirë që bëhet atje – ku nëpër rrugë shpesh vizitorët hasin në vetura luksoze.
Tani pronari i një auto-shkolle ka vendosur të shkoj një hap para për të promovuar edhe më shumë vendin luksoz, duke u ofruar kandidatëve që të mësojnë të ngasin me vetura luksoze, transmeton Telegrafi.
“Kjo është dita ime e parë që po voziti Tesla me instruktorin tim. Po ndihem mirë”, ka thënë Gaja Krishna nga Dubai.
“Duam të kandidatët tanë të jenë më shumë të njoftuar për karakteristikat e sigurisë së veturës që planifikojnë ta blejnë, pasi që pajisen me patentë shoferë. Më herët ka ndodhur që të mësojnë vozitjen në Toyota Yaris apo në ndonjë mjet tjetër motorik, por kur i blinin veturat e shtrenjta u duhej kohë që të adaptoheshin me to. E nëse nga dita e parë mësoheni në një të tillë, atëherë do të keni kontroll më të mirë mbi të”, kanë bërë të ditur nga kjo auto-shkollë gjatë një interviste dhënë për Reuters.
Në ofertë aktualisht janë “Lamborghini dhe Rolls Royce, duke mos harruar që për vozitjen e tyre kandidatët duhet të paguajnë nga 3.800 deri në 5.900 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Versioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe