LAJMI I FUNDIT:

Nëse keni papagaj ose ju pëlqen të ushqeni pëllumba, kini kujdes nga këto sëmundje

Nëse keni papagaj ose ju pëlqen të ushqeni pëllumba, kini kujdes nga këto sëmundje

Papagajtë, pëllumbat dhe zogjtë e tjerë transmetojnë ornitozë

Kjo sëmundje shkaktohet nga një lloj klamidie që prek sistemin nervor qendror dhe mushkëritë.

Meqenëse papagajtë janë kanakarë shtëpiakë që prodhojnë shumë zbokth dhe pluhur, si zogjtë e tjerë, ata janë gjithashtu bartës të kësaj sëmundjeje.


Njeriu mund të infektohet duke thithur pluhur që përmban klamidia, transmeton Telegrafi.

Për pronarët e papagajve, kjo sëmundje është mjaft e rrezikshme, sepse mund të çojë në inflamacion të muskujve të zemrës dhe trombozë.

Me ornitozë mund të infektoheni nga papagajtë, si edhe nga pëllumbat e qytetit, ndërsa atë e transmetojnë edhe zogjtë e tjerë shtëpiakë dhe zogjtë e egër.

Simptomat tek zogjtë që kanë këtë sëmundje janë dëmtimi i sistemit të tretjes dhe frymëmarrjes, ndërsa simptomat tek njerëzit janë dehja, ethet, pneumonia, rrjedhja e hundës, dobësia dhe dhimbja e muskujve.

Sigurisht, nëse i vëreni këto simptoma tek shpendët shtëpiak, ose tek vetja juaj, sigurohuni që të konsultoheni me një profesionist.

/Telegrafi/