LAJMI I FUNDIT:

Kurti pranon urime nga Micheal Martin: Irlanda mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut Kosovë-Serbi

Kurti pranon urime nga Micheal Martin: Irlanda mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga kryeministri i Irlandës, Micheál Martin.

Në letër urimin e dërguar nga kryeministri Martin thuhet se Irlanda dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe se ai pret që të punojë bashkë me kryeministrin Kurti për t’i forcuar edhe më tej ajo.

Ai ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, marrëveshje kjo e para dypalëshe në mes Kosovës dhe Irlandës.


Siç bëhet e ditur në kumtesën qeveritare Kryeministri Kurti në këtë letër ka marrë mbështetjen e Irlandës në reformat urgjente dhe të vështira ekonomike, sociale e ligjore në vend.

Kosova, ngjashëm sikurse Irlanda, thuhet në letrën e kryeministrit Martin, është vend i formësuar nga përpjekja e vazhdueshme për të ndërtuar besim dhe pajtim, andaj ai i ka inkurajuar përpjekjet e ripërtërira të qeverisë për të promovuar marrëdhënie dhe bashkëpunim më të mirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe dialogun Kosovë-Serbi.

Për të, kryeministri Martin është shprehur se Irlanda, tashmë edhe duke qenë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut që synon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura në mes dy palëve.

“Irlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm perspektivën Evropiane të Kosovës dhe mezi pret të shoh progres të hershëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta reformuese”, thuhet në letrën e kryeministrit të Irlandës, Martin drejtuar kryeministrit të Kosovës, Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori