LAJMI I FUNDIT:

Trump kritikon Bidenin: Po e dërgon vendin drejt ferrit

Trump kritikon Bidenin: Po e dërgon vendin drejt ferrit

Donald Trump foli me rastin e videos e cila tregon se si pasardhësi i tij, Joe Biden, përdori “fjalimin e përgatitur” gjatë një konference të fundit për shtyp.

Trump ndau një video në Telegram, e cila u botua nga rrjeti televiziv “OAN”, me komentin se “A mund të besoni? Nuk është çudi që vendi ynë po shkon në ferr”.

Është një konferencë për shtyp që Biden mbajti në Cornwall, Angli, ku u mbajt samiti i G7.


https://twitter.com/RealChrisKo/status/1404840231786926083

Media njoftoi se letrat përmbanin përgjigje për pyetjet e mundshme gazetareske, përfshirë ato që mund t’i referoheshin Ministrisë së Drejtësisë.

Kështu, disa nga përgjigjet e përgatitura lexojnë, “Trump abuzoi autoritetin e tij”, “Tani ne duhet ta sqarojmë atë”, “Ministria e Drejtësisë e Trump është jashtë kontrollit”.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Biden përdor letrat. Media perëndimore raportoi se Biden erdhi në takim me udhëheqësin rus, Vladimir Putin me “pushkë”, dhe ai gjithashtu i përdori ato në konferencën e parë për shtyp në muajin mars. /Telegrafi/