LAJMI I FUNDIT:

Alban Skenderaj dhe Elgit Doda nesër publikojnë versionin e dytë të “Parajsa ime”

Alban Skenderaj dhe Elgit Doda nesër publikojnë versionin e dytë të “Parajsa ime”
Alban Skenderaj dhe Elgit Doda Foto: YouTube

Dyshja e njohur, Alban Skenderaj dhe Elgit Doda, janë ndër më të dëgjuarit nga audience shqiptare.

Palët kanë vendosur sërish të bashkojnë forcat për të sjellë tek fansat projektin e ri muzikor.


Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa këngëtarët patën rastin të ndajnë sekuenca nga klipi.

Përndryshe, një këngë e tillë sipas tyre do të jetë version i dytë i këngës së mëparshme “Parajsa ime”.

“Parajsa ime 2, nesër në ora 18:00”, ka shkruar Albani në përshkrim të videos.

View this post on Instagram

A post shared by GITI (@elgitdoda)

Në klip dyshja u panë duke u argëtuar në mesin e një shoqërie, teksa dëgjonin tingujt e muzikës së tyre.

Ndërkaq, “Parajsa ime” u lansua vitin e kaluar, duke u bërë padyshim një hit veror. /Telegrafi/