LAJMI I FUNDIT:

“U larguat si mercenar, nuk mund të ktheheni si hero”, tifozët ultras të Parmas sulmojnë Buffonin pas rikthimit

“U larguat si mercenar, nuk mund të ktheheni si hero”, tifozët ultras të Parmas sulmojnë Buffonin pas rikthimit

Grupi kryesor i tifozëve ultras të Parmës, ‘Boys’ zbuluan një baner kundër kthimit të Gianluigi Buffon në klub.

43-vjeçari është kthyer në Stadio Tardini, ku do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm me Parman, plot 20 vjet pas largimit.


Buffon bëri debutimin e tij në Serie A në Parma në vitin 1995 dhe u largua nga klubi në vitin 2001 për t’u bashkuar me Juventusin në një lëvizje prej 50 milionë eurosh.

Parma njoftoi kthimin e Buffon dje (e enjte), por fituesi i Kupës së Botës me Italinë më 2006 u kritikua nga grupi kryesor ultras i klubit ‘Boys’.

Zyrtare: Parma prezanton Buffonin me një super video në rolin e 'Supermanit'
Lexo po ashtu Zyrtare: Parma prezanton Buffonin me një super video në rolin e 'Supermanit'

Ata zbuluan një baner përpara stadiumit Stadio Tardini, ku sulmohej Buffon.

“Ju u larguat si mercenar, nuk mund të ktheheni si hero. Ndero fanellën”, shkruhej në banerin e vendosur.

Një fotografi e banerit u shpërnda në faqen zyrtare të ‘Boys’ në Facebook duke marrë qindra komente, shumica e tyre që mbështesnin kthimin e Buffon.

“Njëzet vjet më parë na premtove se nuk do të vishje kurrë atë fanellë. Tri javë pas Australisë ju nënshkruat me ta”.

“Tani ju ktheheni në klubin e vetëm që ju lejoi të fitoni në Evropë. Pas gjithë kësaj, ne vetëm mund t’ju themi se ju jeni një burracak. Nderoni fanellën dhe Forza Parma”, shkruan në postimin e tifozëve të Parmas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori