Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka adresuar vetëm vlerësime pozitive për ish-kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka.
Ai pas mbledhjes së parë të KQZ-së, deklaroi se Daka është një profesioniste dhe tani si pasardhës i saj nuk premton ndonjë ndryshim drastik në punën e Komisionit Qendror Zgjedhor veçse thotë se do të vazhdojë punët e Dakës.
“Gjyqtarja Valdete Daka është për mua një profesioniste, e njoh personalisht dhe nuk kam asgjë sa i përket punës së saj. Për mua kjo punë është e re, mund të jap vetëm vlerësim shumë pozitiv për zonjës Daka. Ajo tash e 11 vite ka udhëhequr me Komisionin dhe zgjedhjet prej asaj kohe çdo herë kanë shkuar në rregull dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme. Këto ndryshime kanë ardhur si pasojë e udhëheqësisë së re asgjë tjetër. Nuk e besoj që do të ketë ndonjë ndryshim aq të drastik, por janë ditët e para të mia këtu dhe jam duke u njoftuar me vendin e punës me zyrtarët e Sekretariatit dhe anëtarët e Komisionit. Sot është dita e parë që u njoftova me të gjithë anëtarët e Komisionit. Nuk kam diçka në plan ndonjë ndryshim do ta vazhdoj punën e zonjës Daka ashtu si ka vepruar ajo”, tha ai.
Radoniqi nuk i ka komentuar akuzat e drejtuar ndaj Dakës për mbajtje të anës karshi disa subjekteve politike, por ka shtuar se paraardhësja e tij e ka ushtruar funksionin duke e ruajtur parimin e paanësisë.
“Unë besoj që zonja Daka e ka ushtruar funksionin e saj si duhet ka qenë gjyqtare për një kohë të gjatë dhe është gjyqtare ende dhe e ka ruajtur parimin e paanësisë dhe çështjet e tjerët kujt pretendimet e tyre nuk i komentoj”, u shpreh ai.
Lidhur me deklarimet e Partisë Demokratike të Kosovës se çështjen e shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, kryesuesi i sapoemëruar, Kreshnik Radoniqi tha se do të respektojë çdo vendim të institucioneve shtetërore.
“Atëherë zonja Daka do të vije prapë në kryesimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe unë do të vendosem në Gjykatën e Apelit në zyrën time”, u shpreh Radoniqi.
Lidhur me atë se si do sillet karshi votuesve nga diaspora, Radoniqi tha se do të respektojë ligjin dhe do të krijojë lehtësira për secilin qytetar që të ushtrojë të drejtën për të votuar.
Kreshnik Radoniqi të hënën është emëruar kryesues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas shkarkimit të Valdete Dakës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Daka një ditë pas shkarkimit të saj ka deklaruar se do të ndjekë rrugët ligjore për shkarkimin e saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siljanovska: Për dy ose tre ditë do të konstituohet përbërja e re e Komisionit për falje
Asma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Janevska: Vitin e ardhshëm 30 milionë euro për standardin e studentëve, 18% më shumë se buxheti i këtij viti
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Detaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Ahmeti, Kurtit: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian