LAJMI I FUNDIT:

Castagne ishte vetëm 3 cm larg nga dëmtimi që mund t’i jepte fund karrierës, gjashtë orë zgjati operacioni i tij në gropën e syrit

Castagne ishte vetëm 3 cm larg nga dëmtimi që mund t’i jepte fund karrierës, gjashtë orë zgjati operacioni i tij në gropën e syrit

Timothy Castagne ishte brenda 3 centimetrave nga një dëmtim i tmerrshëm që mund t’i jepte fund karrierës së tij, pasi ai pësoi një përplasje koke me Daley Kuzyaev gjatë fitores rutinë të Belgjikës me rezultat 3-0 ndaj Rusisë në ndeshjen e tyre hapëse të grupeve në Euro 2020.

Lëndimi i belgut fillimisht u diagnostikua si një frakturë e dyfishtë, por trajneri Roberto Martinez që atëherë ka zbuluar se kishte ‘tre ose katër’ thyerje në gropën e syrit të djathtë të Castagne, pasi pa skanimet e tij me ‘rreze X’ ndërsa po trajtohej në Shën Petersburg të Rusisë.


Sipas raporteve në Belgjikë, mbrojtësi i Leicester Cityt u detyrua të durojë një operacion gjashtë orësh në syrin e tij i cili ka bërë që ai të përjashtohet nga veprimi për tetë javë dhe të humb vazhdimin e Euro 2020.

Kjo kornizë kohore siguron që Castagne po përballet me një garë kundër kohës për t’u kthyer në kohën e duhur për ndeshjen hapëse të sezonit të Foxes më 14 gusht në Ligën Premier.

Fillimisht kishte frikë se mbrojtësi do të përballej me një pritje për operacionin që do të ndodhte pasi mjekët ishin të shqetësuar për ënjtjen rreth syrit të tij, por operacioni i tij shkoi pa pengesa.

Largimin nga kampi stërvitor dhe kombëtarja e Belgjikës e ka konfirmuar edhe menaxheri Roberto Martinez.

“Castagne tashmë është larguar nga kampi stërvitor. Ai do të shkojë për një konsultë me specialistin të martën”, ka thënë fillimisht Martinez.

“Në imazhe, ne kemi qenë në gjendje të shohim se nuk janë dy, por tre ose katër fraktura”.

“Ai do të shërohet në mënyrë të përsosur, por kjo do të zgjasë rreth gjashtë javë”, përfundoi menaxheri i Belgjikës. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori