LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, KQZ sot mban mbledhje

Zgjedhjet lokale, KQZ sot mban mbledhje
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës në orën 13:30, për zgjedhjet lokale.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se këto do të jenë pikat e rendit të ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:


Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.39/2021.

Aktivitetet e SKQZ-së:

Aktivitetet e ZRPPC-së:

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë se Shpenzimeve te Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021.

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.

Shqyrtimi i  kërkesës së AKR-së për shtyrje te afatit për mbajtje te Kuvendit zgjedhor.

Këshillat e KQZ-së:

Këshilli për Çështje Ligjore:

Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim/ndryshimit të Rregullës Nr.08/2013 – Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre.

Këshillit për Operacione Zgjedhore:

Shqyrtimi dhe  miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Të ndryshme;

Ndryshe, të mërkurën është mbajtur takimi i parë jo formal me kryesuesin e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Listës Serbe, ndërsa anëtarët e partive opozitare si PDK, LDK dhe AAK nuk kanë qenë të pranishëm në këtë takim. /Telegrafi/