Ushqimet që kanë një indeks të lartë glikemik (IG), siç janë buka e bardhë, patatet dhe orizi, mund të rritin rrezikun e shtimit në peshë.
Sipas studimit nga Diabetes Care, indeksi glikemik mat shkallën e kërcimit të shpejtë të glukozës në gjak pas një vakti. Sa më drastik të jetë kërcimi, aq më shumë rritet rreziku për diabet tip 2, por edhe shtimi në peshë.
Në një hulumtim të fundit, ekspertët analizuan të dhënat nga një studim global me mbi 2.000 njerëz të klasifikuar me mbipeshë ose si të plotë. Në fazën e parë, të gjithë pjesëmarrësit konsumuan koktej si zëvendësim të vakteve, për të arritur humbje të shpejtë të peshës – humbja mesatare e peshës gjatë tetë javëve ishte rreth 24 kilogramë.
Në fazën e dytë, e cila u krye gjatë një periudhe trevjeçare, studiuesit krahasuan dy dieta dhe dy strategji ushtrimi. Njëra ishte një dietë me proteina të larta, me indeks glikemik të ulët, ndërsa tjetra ishte një dietë me proteina të moderuara, me IG të moderuar, secila e kombinuar me ushtrime me intensitet të lartë ose të moderuar.
Të katër grupet rifituan disa nga kilogramët që humbën fillimisht, por ata që kishin një dietë me indeks glikemik të ulët rifituan më pak kilogramë. Kjo ka bërë që studiuesit t’i këshillojnë njerëzit të hanë më pak patate dhe oriz me IG të lartë.
“Problemi këtu është që studimi përdori një shtim kaq të shpejtë të peshës si rezultat i një deficiti të konsiderueshëm kalorish”, ka thënë Shena Jaramillo, RD, dietologe në Peace and Nutrition.
Kjo do të thotë se shtimi i peshës nuk varej vetëm nga llojet e ushqimit që rifuteshin, por thjesht u kthyen në konsumin e tyre të mëparshëm të kalorive.
“Është e rëndësishme të theksohet se shumë njerëz që përjetojnë humbje të shpejtë të peshës ndjekin një dietë me karbohidrate të ulëta”, ka shtuar dietologia.
Konsumimi i ushqimeve me IG të ulët, nuk ndikon vetëm në nivelin e glukozës në gjak. Këto ushqime zakonisht përmbajnë më shumë fibra, proteina ose yndyrë.
Kjo do të thotë se keni tendencë të hani sasi më të vogël – sepse ato janë më ngopëse – dhe kjo zvogëlon marrjen e përgjithshme të kalorive, e cila mund të rezultojë në humbje peshe ose mirëmbajtjen e peshës së duhur. Përveç kësaj, do të siguroni përfitime tjera nga fibrat, si përmirësimi i shëndetit kardiovaskular dhe funksionimi më i mirë i sistemit tretës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025