Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar sot në Bruksel që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq – kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, i cili ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë nga viti 1997, i cili aktivitetin politik në Kosovë e vazhdoi edhe pas luftës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.
Kurti sot në Bruksel i referua Veljko Odaloviqit dhe Zoran Angjelkoviqit – një tjetër ish udhëheqësi serb në Kosovën e okupuar të viteve 90-ta, me Joseph Goebels, që ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë dhe Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarakë të liderit nazist.
Odaloviq tha për mediat serbe se ishte befasuar pakëndshëm kur kryeministri Kurti, atë dhe Angjelkoviqin i quajti Goebbels dhe Goering.
“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupi [kufome], nëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin [Vuçiq], kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq. Mendova se përfaqësuesit e Prishtinës do të dilnin me një plan, ata e thanë që vitin e kaluar në Bruksel. Ne prezantuam lokacionet e interesit tonë, ata të tyre. Ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata nuk e zgjidhën asnjë rast tonë. Unë sinqerisht prisja që ai [Kurti] të thoshte sot, për pesë ditë do të shkojmë në Koshare, për 15 ditë do të jemi në Llapushnik, për 30 ditë në Liqenin Livoçit, për 40 ditë në Gjakovë. Këtë e prisja, por fatkeqësisht, për mua kjo është një situatë e pakëndshme. Unë jam i përkushtuar ndaj asaj që po bëj. Ajo që ndodhi sot dhe ky incident, respektivisht ajo që bëri Kurti, nuk do të më luhat”, tha Odaloviq, transmeton Telegrafi.
Siç thekson ai, për rë gjitha këto do të dëshironte të fliste në Prishtinë, dhe dëmin e shkaktuar ta riparojë përmes telefonit, sepse sipas tij opinioni në Prishtinë gjithashtu duhet të dijë se cilat kërkime janë duke u kryer dhe ku, përcjell Telegrafi.
Odaloviq deklaroi se para disa ditësh kanë përfunduar kërkimet në një vend që ishte punuar për vite me radhë dhe se janë gjetur trupat e gjashtë shqiptarëve të Kosovës.
Pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se te çështja e të pagjeturve, të atyre që u zhdukën me dhunë, ka kërkuar të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviq, “i cili përndryshe ka qenë udhëheqës famëkeq në vitet 1997-99 dhe bashkë me Angjelkoviqin e kanë udhëhequr Kosovën e okupuar, siç e kanë quajtur atëherë ‘qarkun e Kosovës’”.
“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me Zoran Angjelkoviq”, tha sot Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles