LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kurti dhe Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë

Hoxhaj: Kurti dhe Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë.


“Dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të vendosur për të shkatërruar e kapur secilin institucion kredibil dhe të pavarur në vendin tonë. Në përpjekjet e tyre për të kthyer prapa secilin proces demokratik e shkarkuar secilin zyrtar profesional, sot Vjosa Osmani me urdhërin e Albin Kurtit shkarkoi nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka”, tha ai.

Hoxhaj theksoi se viteve të fundit, KQZ ka qenë një prej institucioneve më të besueshme dhe me profesionale në Kosovë, duke qenë përgjegjëse dhe meritore për zgjedhjet më të mira në rajon vit pas viti.

Pas shkarkimit të Dakës, Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të KQZ-së
Lexo po ashtu Pas shkarkimit të Dakës, Presidentja emëron gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryesues të ri të KQZ-së

“Ky vendim i një kinse presidente, në shërbim të një kinse kryeminsitri, është një prej goditjeve të radhës e të rënda që po i bëhet demokracisë të vendit tonë. Shumica e arsyetimeve që janë dhënë për shkarkimin e saj nuk kanë të bëjnë fare me kompetencat e kryetares së KQZ-së. Për më tepër, ky vendim përbën edhe shkelje të kushtetuese sepse Presidenti i Republikës në asnjë vend që ka demokraci kushtetuese parlamentare nuk mund të shkarkojë asnjërin prej anëtarëve të organit që organizon dhe përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve”, u shpreh ai.

Tutje vendimin e quan hakmarrje politike.

“E faktin se vendimi ishte kryekëput personal e hakmarrje politike, e vërteton që vendimi u morr në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale duke vendosur në pikëpyetje organizimin e tyre. Fatkeqësisht, mëria dhe inferioriteti që këta dy persona kanë ndaj zhvillimeve historike e shtetformuese në Kosovë, nuk do ta ndalet me këto veprime. Me këtë udhëheqje, inatë e amatorizëm qeverisës, rreziqet që e presin Kosovën janë të shumta dhe alarmante”, deklaroi Hoxhaj.

Në fund tha se ndaj kësaj keqqeversije dhe ndaj këtyre vendimeve të shëmtuara nuk duhet të heshtë askush./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori