LAJMI I FUNDIT:

Sllovakia starton në Euro 2020 me fitoren ndaj Polonisë

Sllovakia starton në Euro 2020 me fitoren ndaj Polonisë

Sllovakia e ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-1 në Grupin E në kuadër të Kampionatit Evropian.

Sllovakët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Robert Mak, që në minutën e 11-të lëshoi një goditje të fortë, mirëpo Wojciech Szczesny bëri pritej të shpejtë.


Por, në minutën e 18-të, Mak bëri sërish presion, duke bërë që portieri i Juventusit të fuste topin në portën e tij, derisa Sllovakia kaloi në epërsi.

Maviej Rybus (26’) i Polonisë lëshoi më pas një shans të artë, pasi dështoi të shënonte me kokë nga afërsia.

Sllovakia kishte po ashtu një rast të mirë, me Juraj Kucka që lëshoi një goditje jashtë porte.

Deri në fund të 45 minutave të parë, Polonia tentoi t’i barazonte shifrat, mirëpo nuk ia doli shkaku i një mbrojtje të ngjeshur nga sllovakët.

Pjesa e dytë filloi në favor të polakëve që shënuan golin e barazimit me anë të Karol Linetty në minutën e 46-të, për 1-1.

Mirëpo, Polonia ishte e pafat, pasi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që  Grzegorz Krychowiak (62’) pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

Nga kjo epërsi numerike, Sllovakia shënoi për të rikthyer epërsinë e tyre.

Nga një tollovi e shkaktuar në zonën e polakëve, mjaftë mirë përfitoi Milan Skriniar, për të rikthyer epërsinë e ekipit të tij.

Deri në fund, dy skuadrat luanin me kujdes të shtuar, derisa sllovakët morën pikët e plota.

Në Grupin E, Sllovakia është lider me tre pikë, Spanja dhe Suedia takohen nga ora 21:00, derisa Polonia pa pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori