LAJMI I FUNDIT:

Greqia shtyn afatin e heqjes së masave kufizuese me Shqipërinë

Greqia shtyn afatin e heqjes së masave kufizuese me Shqipërinë

Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka shtyrë sërish afatin e heqjes së masave kufizuese në kufirin me Shqipërinë.

Sipas njoftimit, të njëjtat masa do të vazhdojnë deri më datë 21 qershor, ndërkohë që i vetmi ndryshim është në doganën e Kakavijës, ku është rritur numri i personave që mund të kalojnë, duke shkuar në 1500 në ditë.

Aktualisht në Greqi nga pika kufitare e Kakavijës dhe Qafë-Botës mund të hyjnë në tokën greke vetëm ata persona që kanë kontrata pune dhe dokumente greke ose të një vendi  tjetër të BE.


Ndërkohë që në pikën kufitare të Kapshticës kalojnë vetëm ata që paraqesin kontratat sezonale të punës për në Greqi.