LAJMI I FUNDIT:

PD shpall sot fituesin për kryetar partie

PD shpall sot fituesin për kryetar partie
Foto: Arkiv

Partia Demokratike do të shpallë paraditen e sotme rezultatet për zgjedhjet e zhvilluara gjatë të dielës së 13 qershorit për kryetarin e ri.

Nga rezultatet paraprake Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.


Të dhënat paraprake nga selia blu flasin për një fitore të Bashës me rreth 81 për qind të votave.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ushtruar të drejtën e votës 41,095 anëtarë të partisë, ose 54.7 për qind. Nga 40,674 vota të vlefshme, 32,882 vota janë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6,038 vota. Edith Harxhi numëron 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli ka 763 vota.

Procesi i votimit, është kritikuar nga të tre konkurrentët, që garojnë përballë Bashës, që prej nisjes së tij.

Fatbardh Kadilli, pasi votoi, tha se gara është e pabarabartë. Agron Shehaj reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkroi se në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e tij po përjashtohen, po ndalohen ose po pengohen të monitorojnë procesin e votimit.

Kandidatja Harxhi u shpreh se procesi ka pasur parregullsi të mëdha, ndërkohë që shumë anëtarë nuk gjejnë emrat në parti. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori