LAJMI I FUNDIT:

Veliu hedh akuza ndaj Abdixhikut për shkarkimin nga dega e LDK-së në Podujevë – vendimin e quan joligjor dhe të pavlerë

Veliu hedh akuza ndaj Abdixhikut për shkarkimin nga dega e LDK-së në Podujevë – vendimin e quan joligjor dhe të pavlerë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbledhjen e Kryesisë, ditë më parë mori vendim që Agim Veliu të shkarkohet nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë.

Ndaj këtij vendimi të dielën ka reaguar Veliu.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kryesia Qendrore e LDK-së marrë një vendim, sa skandaloz dhe në kundërshtim me Statutin e partisë, pasi ka caktuar në mënyrë arbitrare kandidatin në garën për Kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale dhe në të njëjtën kohë të njëjtit ia delegon të gjitha kompetencat të udhëheqë me Degën e LDK-së në Podujevë.


Vendimi për shkarkimimin thotë se nuk i është kumtuar atij por është informuar përmes mediave.

“Për vendimin arbitrar dhe të paligjshëm të Kryesisë dhe të Kryetarit Abdixhiku, fillimisht isha informuar përmes mediave. Ndërsa, sot (e diel) më është përcjell vendimi skandaloz i nënshkruar nga kryetari i partisë, i cili nuk shquhet vetëm për shkelje të Statutit të partisë, por edhe për gabime drejtshkrimore, mbase nga ngutia për ta “përligjur” sa më shpejt shkarkimin Kryetarit të Degës në Podujevë”, tha Veliu.

Tutje ka hedhur akzua ndaj kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku, duke thënë se po luan lojë të ndyrë.

“Tërë kjo maskaradë e Kryetarit Abdixhiku dhe përkrahësve të tij në Kryesi nuk është asgjë tjetër veçse një lojë e ndyrë dhe përpjekje për ta kamufluar vendimin në emër të kinse riorganizimit të brendshëm (lexo: spastrimit të brendshëm), të prezantuar në “Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023””, u shpreh ai.

Ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)
Lexo po ashtu Ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)

Sipas tij sado që dikush nga Kryesia u përpoq ta mohojë se ky vendim i paligjshëm e shkarkon Kryetarin e Degës, vetë teksti i vendimit i demanton diletantët e tillë politikë, të ulur në tavolinën e Kryesisë së LDK-së.

Të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Abdixhiku.

“Madje, me këtë vendim skandaloz mëtohet t’i merren kompetencat, jo vetëm Kryetarit, por edhe Kryesisë së Degës, e cila defaktorizohet plotësisht sipas nenit 4 të këtij vendimi, lidhur me formësimin e listës për asamble komunale”, thotë Veliu.

Më tej shkruan se një vendim i tillë jo legjitim, i atyre që e votuan dhe atij që e nënshkroi, nuk mund të quhet ndryshe, përveçse një atak i rëndë ndaj degës më të suksesshme në të gjitha proceset zgjedhore të pasluftës në Kosovë.

Sipas Veliut, as Kryesia e LDK-së dhe as kryetari i saj nuk mund të shkarkojnë as emërojnë një kryetar dege të zgjedhur në procese të rregullta zgjedhore nga Kuvendi i Degës.

Në fund tha se vendimi për shkarkimin e tij është jo ligjor dhe i pavlerë dhe se gjatë ditëve në vijim do të analizohet.

“Prandaj, për Degën e LDK-së në Podujevë dhe mua si kryetar i saj vendimi i 9 qershorit i Kryesisë Qendrore është jo ligjor dhe i pavlerë. Kryesia e Degës së LDK-së do të mblidhet gjatë ditëve në vijim, do ta analizojë me kujdes situatën e krijuar”, tha Veliu.

Ndërkaq, Abdixhiku më herët ka thënë se Agim Veliu nuk ka shprehur ambicie për të qenë kandidat për kryetar të Podujevës dhe se LDK-ja ka zgjedh kandidatët që kanë më shumë gjasa për fitore.

“Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetarë të Podujevës, dr. Ekrem Hyseni, vendimet do të jenë pothuajse për çdo komunë, nuk ka të bëj me individ, por me një proces norma. Kemi zgjedhur kandidatët që kanë gjasa më të larta dhe Veliu nuk ka shprehur ambicie për të qenë kandidat për kryetar të komunës, kemi zgjedhur Hysenin që do ta rikthejë Podujevën sa më parë. Të tjerët do zyrtarizohen në ditët në vijim”, ka deklaruar kreu i LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori