LAJMI I FUNDIT:

Ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)

Ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut (Dokument)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ditë më parë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku shpalosi edhe tetë kandidaturat e saj për kryetarë të komunave.

Në këtë mbledhje gjithashtu u mor vendim që Agim Veliu të shkarkohet nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë.


Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.

E këto deklarata i kishte kundërshtuar vetë Agim Veliu, i cili kishte deklaruar se është kundër këtij vendimi dhe se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

Abdixhiku tregon pse Agim Veliu nuk është më kryetar i degës së LDK-së në Podujevë
Lexo po ashtu Abdixhiku tregon pse Agim Veliu nuk është më kryetar i degës së LDK-së në Podujevë

Telegrafi ka siguruar vendimin e Kryesisë së LDK-së, për shkarkimin e Veliut.

Në pikën e pestë të këtij vendimi i cili përmban gabime të shumta drejtshkrimore, thuhet se “Si pjesë riorganizimit të brendshëm, të prezantuar në Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023, të miratuar në Këshill të Përgjithshëm merren këta hapa organizativ:

a) të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës;

b) Pas procesit zgjedhor, Kryesia do të nxjerrë një vendim të ri në lidhje me organizimin e degës, në përputhje me Platformën e kryetarit të LDK-së dhe procedurat e parapara statutore”.


Vendimi i kryesisë së LDK-së përplot me gabime drejtshkrimore

Lidhur me shkarkimin e Agim Veliut, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri mohoi një gjë të tillë.

Ndryshe LDK ka marrë vendim që Ekrem Hyseni të jetë kandidat i saj për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori