Edhe një kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur kandidaturën për Drenasin.
Me Arsim Mehmetin, nga ky subjekt bëhen tre pretendentë për të qenë në krye të garës për kryetar të këtij qyteti.
Megjithëse qendra është deklaruar se e përkrahë Ramiz Lladrovcin, dhe që kjo është një çështje e mbyllur, Mehmeti, i tha Klanit se duke u bazuar në një deklaratë të ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë se do të mbahet një konventë zgjedhore së shpejti, pret që edhe vendimet e tij për kandidatët të bien poshtë.
Por në rast se edhe strukturat e reja nuk e përkrahin, paralajmëron se do të krijoj një iniciativë qytetare, me të cilën pretendon se do të tërheqë votuesit e PDK-së por edhe të partive tjera.
Se nuk heqin dorë nga kandidimi ditë më parë u patën deklaruar edhe 2 tjerët, Ramiz Lladrovci, e Driton Ajazi.
Por kjo krisje nuk po shihet si ndarje nga ana e qytetarëve që thonë se në këtë vend do të votohet PDK-ja pavarësisht kandidatit.
Ndërkaq, nga subjekti që vite më parë ishte ndarë nga PDK, Nisma Socialdemokrate, thonë se këso pakënaqësish dalin rëndom në prag të zgjedhjeve, teksa për vete ende nuk kanë përcaktuar një kandidat.
Ngjashëm me ta diçka konkrete nuk kanë as partitë tjera, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?