LAJMI I FUNDIT:

Valon Murati rizgjedhet kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Valon Murati rizgjedhet kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Lëvizja për Bashkim mbajti sot Kuvendin IX të punës, në të cilën edhe zgjodhi kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm.

Kryetar, në mandatin e tij të dytë, u zgjodh Valon Murati.

Ndërsa Këshilli i ri i Përgjithshëm përbëhet nga 32 anëtarë.


Pas diskutimeve nga anëtarët e kuvendit u miratua raporti i punës dhe ai financiar.

Gjithashtu, pati diskutime lidhur me situatën politike me ç’rast u miratuan edhe konkluzionet e kuvendit.