LAJMI I FUNDIT:

“Ai është si një tank” – Mbappe zbulon emrin e mbrojtësit më të shpejtë me të cilin është përballur ndonjëherë

“Ai është si një tank” – Mbappe zbulon emrin e mbrojtësit më të shpejtë me të cilin është përballur ndonjëherë

Kylian Mbappe ka emëruar lojtarët me ritmin më të pabesueshëm të të cilëve ai e admiron më shumë – përfshirë mbrojtësin më të shpejtë që ka luajtur kundër tij.

Sulmuesi i shpejtë i Paris Saint-German u pyet nga France Football për lojtarët që e bënë më shumë përshtypje me ritmin e tyre.


Mbappe zgjodhi katër lojtarë – përfshirë Pierre-Emerick Aubameyang të Arsenalit – por vetëm një mbrojtës bëri pjesë në listën e tij.

Messi, Suarez, Ronaldo, Mbappe: Euro 2020 vs Copa America - kush do të fitonte?
Lexo po ashtu Messi, Suarez, Ronaldo, Mbappe: Euro 2020 vs Copa America - kush do të fitonte?

Ky nder i takoi mbrojtësit të djathtë të Manchester Cityt, Kyle Walker, i cili e mrekulloi Mbappen që e cilësoi atë “si një tank”.

Në të vërtetë nuk jemi të sigurt që tanket janë kaq të shpejta, por Walker patjetër që ka një shpejtësi maksimale. Veçanërisht pasi mbrojtësi i Anglisë tani është 31 vjeç, por nuk tregon shenja të ngadalësimit.

“Unë po flisja me babanë tim për një lojtar që më bëri përshtypje – për shkak të cilësive të tij të shpejtësisë, domethënë Jeremy Doku i Rennes. Në pesë vite si profesionist, kurrë nuk kam parë që dikush nga fillimi të demonstrojë kaq shumë fuqi”, ka thënë fillimisht Mbappe për futbollistët më të shpejtë që ai ka hasur.

“Për sa i përket një lojtari tepër të shpejtë, unë gjithashtu do të vendosja Pierre-Emerick Aubameyang. Neymar gjithashtu, sigurisht para dëmtimeve të tij. Ai mund të ndryshonte drejtim me lehtësi të çmendur”.

“Ka edhe lojtarë më pak eksplozivë nga fillimi në këmbë si Kyle Ëalker në Manchester City. Ai është si një tank sapo godet shpejtësinë e tij dhe futet në të”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori