LAJMI I FUNDIT:

Messi, Suarez, Ronaldo, Mbappe: Euro 2020 vs Copa America – kush do të fitonte?

Messi, Suarez, Ronaldo, Mbappe: Euro 2020 vs Copa America – kush do të fitonte?

Euro 2020 nuk është gara e vetme ndërkombëtare që fillon këtë fundjavë, pasi në Amerikën e Jugut gjithashtu të dielën do të fillojë Copa America.

Turqia dhe Italia sot (e premte) ngrenë perden për turneun e vonuar Evropian, por, në Amerikën e Jugut, Copa America do të fillojë gjithashtu të dielën në mbrëmje me nikoqirin spontan, Brazilin që pret Venezuelën.


Tifozët e futbollit mund të festojnë për këtë festival një-mujor të futbollit nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe Amerikën e Jugut që do të ndeshen mes vete.

Sot fillon zyrtarisht Euro 2020, ndeshja Turqi-Itali hap Kampionatin Evropian
Lexo po ashtu Sot fillon zyrtarisht Euro 2020, ndeshja Turqi-Itali hap Kampionatin Evropian

Por, cili turne do të ketë lojtarë më të mirë për t’ i parë?

Gazeta spanjolle Marca dëshironte të eksploronte në fillim të kësaj jave dhe krijuan dy formacione të mundshme me yje.

Ata krijuan një 11-she me lojtarët më të mirë të Euro 2020 dhe një 11-she me lojtarët më të mirë të Copa America për të parë se cili kontinent mburret me lojtarët më të mirë këtë verë.

Te formacioni i Euro 2020 zënë vend emra si Thibaout Courtois në portë, Antonio Rudiger, Ruben Dias dhe David Alaba në mbrojtje.

Mesfusha përbëhet me emra si N’Golo Kante, Toni Kroos, Kevin de Bruyne dhe Frenkie de Jong, ndërsa sulmi nga Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski.

Në anën tjetër, te formacioni i Copa America janë zgjedhur emra si Alisson Becker në portë dhe Jose Gimenez, Marquinhos dhe Davinson Sanchez në mbrojtje.

Mesfusha përbëhet nga emra si Juan Cuadrado, Casemiro dhe Angel Di Maria, ndërsa Lionel Messi ndihmon sulmuesit Neymar, Luis Suarez dhe Lautaro Martinez.

Por, kush do ta fitonte një përballje mes këtyre dy formacioneve?

Në hapësirën për komente mund ta jepni mendimin tuaj se cila skuadër do triumfonte.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori