LAJMI I FUNDIT:

Hajduti në Angli e tërhoqi gruan nga makina dhe ia mbathi me automjetin, derisa fëmijët e kësaj të fundit ishin ende aty brenda

Hajduti në Angli e tërhoqi gruan nga makina dhe ia mbathi me automjetin, derisa fëmijët e kësaj të fundit ishin ende aty brenda

Një hajdut është burgosur për gjashtë vjet e pesë muaj në Angli pasi tërhoqi një grua nga makina e saj dhe u largua me automjetin derisa tre fëmijët e gruas ishin ende në sediljen e pasme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vajzat e gruas, bërtitën të tmerruara derisa i varuri nga kokaina Ryan Fraser, 27-vjeçar, u largua me shpejtësi me Ford Kuga të zi.


Fraser vuri re 40-vjeçaren duke dalë nga makina e saj jashtë një salloni bukurie në Armley, Leeds, West Yorkshire, derisa ngjarja ndodhi më 3 tetor.

Ai e tërhoqi zvarrë nga motori, duke bërtitur drejt saj dhe duke e rrëzuar në tokë.

Fëmijët po qanin në pjesën e pasme të makinës derisa ajo ishte tërhequr nga këmbët.

Në një farë mënyre mamaja u ngrit në këmbë dhe u përpoq të ndalonte makinën, duke u mbajtur në derën e shoferit për aq kohë sa mundi.

Fraser voziti në mënyrë të çrregullt dhe iu tha në mënyrë të përsëritur fëmijëve që të heshtnin, sipas Gjykatës së Leeds Crown.

Bashkëpunëtori Andrew Hall, në vendin e pasagjerit, iu lut Fraserit që të ndalonte dhe t’i linte fëmijët të dilnin jashtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori