LAJMI I FUNDIT:

Qeveria publikon raportin e dialogut të Skender Hysenit, Hoti kishte premtuar se do të diskutohet statuti i Asociacionit

Qeveria publikon raportin e dialogut të Skender Hysenit, Hoti kishte premtuar se do të diskutohet statuti i Asociacionit

Zyra e Kryeministrit ka publikuar raportin e ish Koordinatorit Shtetëror të datës 30 dhjetor 2020 për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi, që nga rinisja e deri në fund të vitit 2020.

Ky raport përmbledhës ishte përgatitur nga ish Koordinatori Shtetëror për Dialog me Serbinë, Skender Hyseni për kryeministrin që ishte në atë kohë, Avdullah Hoti, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Hyseni ka treguar në raport se çfarë kanë biseduar Hoti dhe ambasadorët e Quintit për asociacion, ku thuhet se Hoti kishte premtuar se do të diskutohet për statutin e asociacionit në një fazë më të vonshme të dialogut.


“U dakorduan që po atë pasdite të thërrasim një takim me ambasadorët e Quintit, në mënyre që t’i njoftonim me rrjedhën e dialogut dhe qëndrimin e kryeministrit për asociacionin. Takimi me ambasadorët e Quintit u mbajt në ora 16:00. KM Hoti rikonfirmoi qndrimin e tij se ishte i gatshëm të fillonte bisedat në Bruksel për statutin e asociacionit, por u bëri lutje që ta përkrahnin që kjo temë të lihej për një fazë më të vonshme të dialogut, me shrpesë së në ndërkohë, spektri politik do të arrinte konsensus rreth kësaj teme. Shumica ishin dakord që shtyrja për më vonë nuk do duhej të paraqiste problem, meqë ka shumë tema tjera që mund të trajtohen në ndërkohë. Kjo assesi nuk duhet të kuptohet se BE-ja apo Quinti heqin dorë nga obligimi i Kosovës për të zbatuar asociacionin, tërhoqën vërejtjen ata”, thuhet në raport.

Tutje, në raport përshkruhen edhe takimet tjera që janë bërë në kuadër të dialogut.

“Pra, në raundet e deritanishme si në nivel të koordinatorëve për dialog, ashtu edhe në nivel të lartë, është diskutuar për të pagjeturit, dhe të zhvendosurit, raportet ekonomike, dhe është filluar të trajtohet edhe çështja e obligimeve financiare dhe pronës. Derisa, për tre elementet e para të marrëveshjes është arritur një parim, për obligimet financiare dhe pronën, bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar. Nuk ka ende asnjë dakordim në parim rreth këtij elementi, sepse deri më tani nuk ka pasë përafrim. Sipas paralajmërimeve nga zyra e Lajçak, trajtimi i kësaj çështjeje do të vazhdohet pas vitit të ri”, thuhet në raportin e Hysenit.

Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, pikërisht për këtë raport, kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte deklaruar se nuk e ka pranuar asnjëherë ndonjë dokument se çfarë është biseduar në dialog dhe kishte akuza e kundër akuza mes qeverisë Kurti dhe ish qeverisë Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë

Lajme
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Lajme
Kalo në kategori