Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë fjalës së tij ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi tha se pritën një fjalim serioz nga kryeministri Albin Kurti për dialogun e jo fjalim sharlatan me fraza hipokrite.
Hoxhaj gjatë fjalës së tij, kërkoi nga Kurti që të sjell një platformë, strategji dhe parime për dialogun Kosovë-Serbi.
“Më vjen shumë keq, por mënyra se si ka folur për dialogun i thonë sharlatanizëm, mënyrë jo serioze dhe fraza hipokrite. Pritja ime ka qenë që në këtë seancë të flasim për dialogun, ku kryeministri të sillte sqarime, tema, qasje serioze. Por sot dëgjova nga kryeministri që dialogu nuk është i përgatitur politikisht fare. Dialogu nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik, ky do duhej të na tregonte se sa letra i ka çuar dhe ku, para se të shkoj në Bruksel. Çka dëgjova janë raportet ditore të Edita Tahirit. E kisha thirr Rron Gjinovcin të shikoj se sa paragraf janë plagjiaturë nga ky raport.. Kurti sot nuk e reflektoj të vërtetën në raport, por e shpalli të vërtetën e tij të përkryer. Kurti ka fol pa lidhje të asaj çka thuhet në raport e çka tha sot. Ne prisnim nga Kurti që të na tregoj se cilat gabime i kemi bërë në raport. Kurti e keni shumë gabim, pasi po shkoni në dialog pa platformë, pa strategji, pa parime”, ka thënë Hoxhaj.
Ai po ashtu kritikoi tutje Kurtin se është duke shkuar pa i mbajt qëndrimet e veta të thëna vite më parë, ku e kundërshtonte fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.
Hoxhaj iu drejtua Kurtit duke i kërkuar që të kërkoj falje për dhunën e shkaktuar vite më parë si opozitë, kur e kundërshtonte këtë dialog me gaz lotsjellës.
“Ju po shkoni duke i thyer parimet e juaja se nuk do të shkoni në dialog pa i anulu marrëveshjet, silli në kuvend dhe anuloji marrëveshjet. Ju e keni ndërtu karrierën politike duke na thënë tradhtar, e duke gjuajt gaz. Të kam thënë duhet të kërkosh falje për dhunë e përdorur në kuvend mbi deputetët dhe mbi institucionet. Sot nuk e tha por në raste të tjera thotë që ka dialog të ri, e kur thotë ashtu duhet të sjell platformë të re në Kuvend, mos bë hajgare…”, tha tutje ai.
Po ashtu, Hoxhaj foli edhe për liturgjinë e cila u mbajt të enjten në kishën e kampusit të UP-së, ku tha se: Dialogu i ri me Albinin është një foto me Vuçiqin javën e ardhshme, dialogu i ri është ajo çka pamë dje dhënia e statusit special për kishën ortodokse serbe. Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë që t’i normalizonin raportet me Serbinë. Ne po presim a do të anëtarësohemi në OKB, në NATO etj. E keni nis gabim, e keni nis duke ju nënshtruar Serbisë, mblidhe veten mendoje mirë se në këtë kuvend ke bërë filma…. Ato skenar që i ke pa nëpër filma, të kisha lut mos u bë viktimë e atyre skenarëve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos