LAJMI I FUNDIT:

Mbi çerek milioni euro transaksione të dyshimta të spiunit rus të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov i shpallur ‘non-grata’ në Kosovë

Mbi çerek milioni euro transaksione të dyshimta të spiunit rus të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov i shpallur ‘non-grata’ në Kosovë

Episodi i parë i dokumentarit “VIRUSSIA”, i cili është transmetuar në fillim të kësaj jave, për herë të parë ka zbardhur para opinionit publik edhe shumat e mëdha të transaksioneve bankare të zyrtarit rus të UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov.

Në llogarinë private bankare të rusit, që ishte shpallur “non-grata” dhe dëbuar nga Kosova në vitin 2019, Krasnoshchekov që vepronte në veri të vendit, ishin bërë gjashtë transaksione të dyshimta në shumën prej 264,082 eurove.


Dokumentet që u publikuan në dokumentar, tregonin se transaksini prej mbi 30 mijë euro ishte bërë me 4 korrik 2011, pak ditë kur u vra polici Enver Zymberi gjatë një aksioni në veri të Kosovës, pra më 25 korrik.

Krasnoshchekov kishte ardhur në Kosovë që në vitin 1999, kur ishte punësuar në OSBE.

Ai ishte dëbuar nga Kosova, pas pengimit të aksionit policor në maj të vitit 2019.

Zyrtari rus i UNMIKU-ut, Mikhail Krasnoshchekov i përfshirë në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Zyrtari rus i UNMIKU-ut, Mikhail Krasnoshchekov i përfshirë në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës

Ky zyrtar i inteligjencës ruse, që ishte i punësuar në UNMIK, 20 vjet ka qenë i angazhuar në Kosovë.

Dokumentari “VIRUSSIA”, në pjesën e parë zbuloi aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor, kurse tri pjesë të tjera, pritet të shfaqen në muajt në vijim. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori