LAJMI I FUNDIT:

Kosova luan sot miqësoren e katërt të qershorit, përballet me Gambinë

Kosova luan sot miqësoren e katërt të qershorit, përballet me Gambinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot ndaj asaj të Gambisë një ndeshje miqësore të luksit në Antalia të Turqisë.

Dardanët kanë zhvilluar tri miqësore në këtë fillim muaji të qershorit, ku e para ishte në Prishtinë dhe u fitua 4-1 ndaj San Marinos.


Kosova më pas luajti në Austri ndaj Maltës duke fituar me rezultat të ngushtë 2-1 dhe më pas u shpërngul drejt Turqisë për dy miqësore të radhës.

Challandes flet pas humbjes ndaj Guinesë: Jam i kënaqur me punën e ekipit, sinjal i mirë për të ardhmen
Lexo po ashtu Challandes flet pas humbjes ndaj Guinesë: Jam i kënaqur me punën e ekipit, sinjal i mirë për të ardhmen

Në dy miqësoret e Turqisë, përzgjedhësi Bernard Challandes zgjodhi shumicën e futbollistëve nga Superliga e Kosovës dhe ata që luajnë më rrallë.

Ndeshja e parë në Antalia ndaj Guinesë nuk shkoi si është më së miri pasi u mposhtem 2-1, por u provuan shumë lojtarë të rinj që synohen për të ardhmen.

Përzgjedhësi Bernard Challandes flet para ndeshjes me Gambinë: Kundërshtari është i fortë, por ne kemi punuar mirë
Lexo po ashtu Përzgjedhësi Bernard Challandes flet para ndeshjes me Gambinë: Kundërshtari është i fortë, por ne kemi punuar mirë

Sot (e premte), Dardanët janë gati për ndeshjen e katërt miqësore apo të dytën në Turqi, pasi sot përballen me afrikanët e Gambisë.

Djelmoshat e Challandes do të dalin në fushën e ‘Arslan Zeki Demirci Spor’ me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/