LAJMI I FUNDIT:

Challandes flet pas humbjes ndaj Guinesë: Jam i kënaqur me punën e ekipit, sinjal i mirë për të ardhmen

Challandes flet pas humbjes ndaj Guinesë: Jam i kënaqur me punën e ekipit, sinjal i mirë për të ardhmen

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Guinenë, ku kemi pësuar humbje 2-1.

Zvicerani është ndarë i kënaqur me lojën e treguar nga lojtarët, duke thënë se tashmë shumë nga ta e kanë parë nivelin ndërkombëtar dhe nuk është e lehtë të luhet.

“Jam i kënaqur me punën e ekipit. Ishte një ndeshje e vështirë sepse përballë kishim një kundërshtarë të fortë, në mesin e ekipeve të forta të Afrikës. Kemi bërë punë të mirë si ekip, si kolektiv”.

“Të gjithë kanë vrapuar dhe kanë dhënë më të mirën nga vetja. E kemi parë nivelin dhe nuk ishte lehtë për lojtarët tanë të kishin posedimin e topit apo të kishin raste të mira shënimi”.

“Në përgjithësi, ekipi luajti ndeshje të mirë. Por për fitore është një çështje tjetër, pasi duhet të mbajmë më shumë topin. Në këtë ndeshje, mund të them se ishte paraqitje e mirë e të gjithë lojtarëve”.

“Mendoj se ata e kanë parë nivelin ndërkombëtar, intensitetin e lojës. Ishte një rast i mirë për të gjithë dhe për mua që t’i shoh disa lojtarë nga afër. E pranoj humbjen, sepse ishte miqësore. Por, mendoj se lojtarët kanë marrë një përvojë shumë të mirë dhe është një sinjal i mirë për të ardhmen”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori