LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Turqisë, Gunes: Kemi lojtarë që luajnë në Itali, e dini si duhet të luajnë ndaj italianëve – mund të fitojmë ndeshjen

Përzgjedhësi i Turqisë, Gunes: Kemi lojtarë që luajnë në Itali, e dini si duhet të luajnë ndaj italianëve – mund të fitojmë ndeshjen

Përzgjedhësi i Turqisë, Senol Gunes beson se Turqia mund ta mposht Italinë në ndeshjen hapëse të EURO 2020.

Kampionati Evropian do të fillojë nesër në “Olimpico” të Romës, me ndeshjen mes Turqisë dhe Italisë nga ora 21:00.


Senol Gunes ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes së nesërme, duke thënë se

“Roberto Mancini e njeh mirë futbollin turk, pasi ka qenë trajner i Galatasaray dhe ai ka në dispozicion shumë lojtarë të talentuar. Ne nuk jemi favoritë për të kryesuar këtë grup, por unë do të doja të arrija në finale dhe ta luaja kundër kësaj Italie”.

“Ne i dimë pikat e forta të Italisë, por edhe dobësitë e tyre. Ne e dimë mirë prestigjin dhe traditën e Italisë, duke u kualifikuar pothuajse në të gjitha këto gara. Sidoqoftë, do të luftohet shumë në aspektin teknik, taktik dhe fizik. Unë dua të shoh cilësinë e lojtarëve të mi në këtë ndeshje”.

“Është gjithashtu mirë të kesh lojtarë që janë në klube të Serie A, pasi ata e dinë se si funksionojnë gjërat në Itali dhe qasjen që kanë këto skuadra. Kjo është një lojë midis dy skuadrave të forta dhe besoj se Turqia mund të fitojë”.

“Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, përndryshe mund të kemi probleme. Ndeshjet e para dhe të fundit të grupit janë thelbësore dhe ato mund të ndryshojnë ekuilibrin e të gjithë situatës”, ka thënë Senol Gunes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori