LAJMI I FUNDIT:

Historiani Kabashi: Serbia shpresonte në ndonjë ekses te Kisha në Prishtinë për të fituar poenë politikë

Historiani Kabashi: Serbia shpresonte në ndonjë ekses te Kisha në Prishtinë për të fituar poenë politikë

Profesori i historisë Plaurat Kabashi ngjarjet e sotme në Kishën Ortodokse Serbe në Prishtinë i lidh me bisedimet që do të zhvillohen në Bruksel.

“Ishte një sinjal i serbëve për të treguar se ku është interesi i tyre në bisedime me Kosovën. Dhe e dyta, serbët shpresonin në ndonjë ekses të mundshëm për të fituar ndonjë poenë politikë, meqenëse shqiptarët do t’i paraqiste shumë keq para bashkësisë ndërkombëtare”, tha Kabashi në RTV Dukagjini.

Historiani thotë se shqiptarët janë paraqitur shumë keq para ndërkombëtarëve në vitin 2004 kur kanë djegur disa kisha.


Kabashi thotë se është politikë e vjetër e Serbisë se “ku ka kishë serbe është tokë serbe” dhe sipas tij serbët kanë ndërtuar kisha në vende strategjike.

“Kanë ndërtuar kisha në vende me interes. Shembull në ndonjë territor ku ka ekzistuar ndonjë kishë më e vjetër, ose në ndonjë fshat ku ka pasur banorë serb”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Historiani thotë se duhet pasur kujdes të dallohen kishat e vjetra që janë objekte kulti, me kishat moderne.

Kabashi thotë se për të qenë kisha monument, në bazë të ligjeve të Kosovës, duhet të jetë e vjetër së paku 100 vjet dhe të ketë arkitekturë specifike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori