LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Liturgjia serbe sot në Prishtinë u bë me dijeninë e Qeverisë së Kosovës

Hoxhaj: Liturgjia serbe sot në Prishtinë u bë me dijeninë e Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj liturgjisë së mbajtur sot në qendër të Prishtinës duke e konsideruar të papranueshme dhe shoviniste.

Hoxhaj ka thënë se liturgjia e Kishës Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës u bë sot me lejen dhe dijeninë e plotë të qeverisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Kurrë nuk mund të sigurohej ardhja e ipeshkvit Teodosije dhe pelegrinëve serbë pa lejen, ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes politike nga Qeveria. Prandaj, sot, fatkeqësisht u kërcënua karakteri i shtetit të Kosovës dhe u hapën tema të reja në dialogun me Serbinë që do të konfirmohen në takimin e 15 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Kjo liturgji më së paku është fetare. Gjithçka rreth saj është politike, që për qëllim ka vetëm shtrembërimin e historisë, të vërtetës dhe arsyetimin e një regjimi gjenocidial si ai i Millosheviqit”, ka pohuar Hoxhaj në një postim në Facebook.

Tutje, kreu i PDK-së thotë se “gërmadha e ngritur dhe e papërfunduar në kohën e okupimit, duhej të trajtohej si e tillë – një projekt tjetërsimi shovenist ndaj shqiptarëve që u ndal dhe nuk përfundoi asnjëherë”.

“Por jo, 22 vite pas luftës, kur plagët e dhimbjes nga lufta janë ende të hapura, të organizohet me lejen e plotë të qeverisë Kurti,një liturgji që është thellësisht politike, është e dhimbshme dhe e papranueshme”, ka pohuar ai.

Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës
Lexo po ashtu Për herë të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në kishën që ndodhet në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës

Ndryshe, sot për herë të parë që nga viti 1998, është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

“Ipeshkvi Theodosius dhe priftërinjtë dhe besimtarët u mblodhën në tempullin e papërfunduar me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori