Kërkimi i arsyes së përbashkët inkurajon disa njerëz që të kthehen te metodat dhe mjetet e pazakonta, të tilla si një komplet kartash tarot
Edhe pse për disa kjo ide duket mistike ose magjike, për Jessica Dora-n, kartat tarot janë një mjet për të ndihmuar të tjerët të eksplorojnë vetë se çfarë po ndodh në jetën e tyre.
Dore, një punonjëse sociale me profesion, e cila përdor kartat tarot për të biseduar për shëndetin mendor, ka një audiencë të madhe në mediat sociale, duke përfshirë më shumë se 100.000 ndjekës në Twitter ku ajo poston nga një kartë tarot çdo ditë dhe kuptimin e saj të mundshëm.
Ajo gjithashtu ofron seanca individuale tarot, duke shmangur termin “lexim” sepse beson se “leximi tarot” përfaqëson klientët si pjesëmarrës pasivë, por pjesëmarrës aktivë, siç i konsideron ajo.
“Ajo që unë po bëj nuk është terapi, por mendoj se ka aspekte terapeutike për të, nëse terapia do të thotë shërim”.
A funksionojnë vërtet letrat tarot? Ka dy anë të medaljes.
Avantazhet
1. Letrat kthejnë kujdesin ndaj vetes në kujdes ndaj shpirtit: Cindi Sansone-Braff, një autore me bazë në New York dhe lexuese e tarot, e quan tarot një praktikë shpirtërore që i ndihmon njerëzit të kuptojnë më mirë veten e tyre.
“Ndonjëherë, kur njerëzit janë në ankth dhe në depresion, kjo është një shenjë që shpirti i tyre ka nevojë për ushqim”, thotë Sansone-Braff. “Tarot lidhet thellësisht me shpirtin. Është një vorbull me të vërtetë e mirë për hapjen e të pavetëdijshmes për të kuptuar se çfarë po ndodh nën sipërfaqe.”
2. Tarot mund të plotësojë terapinë: “Unë mund t’i ndihmoj ata të merren me disa nga mësimet që mund të kenë mësuar (në terapi)”, thotë Sansone-Braff.
3. Letrat mund të nisin dialogun: Tarot mund të ndihmojë që biseda të vazhdojë. “Nëse një person tërheq letrën e vdekjes dhe kuptimi për vekjen është i ndryshëm nga imi, ai është një moment perfekt që ne të flasim se si e njëjta situatë mund të sjellë histori dhe interpretime të ndryshme”, thotë Aida Manduley, terapiste për traumën. “[Letra e vdekjes] nuk duhet të jetë një gjë negative dhe ne mund ta përdorim atë për të folur për ndryshimet e jetës.”
“Për njerëzit që nuk e shohin veten të përfaqësuar në fenë e organizuar, tarot është një mënyrë për t’u angazhuar shpirtërisht”, thotë Manduley.
Disavantazhet
1. Mund të jenë në kundërshtim me bindjet tuaja: Leximet tarot mund të kundërshtojë besimet tuaja fetare. Nëse besoni në fe, tarot mund të mos ju ndihmojnë. Shumë njerëz ndihen në faj.
2. Nëse jeni skeptik, nuk do t’ju ndihmojë: Tarot shihet si një mjet për vetë-reflektim kritik, por ai nuk është studiuar intensivisht. Që tarot të funksionojë, duhet të “pezulloni mosbesimin” dhe të hapni diçka që mund të ndihet surreale. Jo të gjithë mund ta bëjnë.
3. Nuk është një zëvendësim për terapinë: Sansone-Braff thekson se disa individë duhet të shkojnë sërish te një terapist dhe Manduley pajtohet. Përdorimi i tarotit nuk është një zëvendësim i udhëzimeve profesionale për shëndetin mendor, ilaçet ose planet e trajtimit. Manduley shton se në disa rrethana, tarot mund ta përkeqësojnë gjendjen mendore të një personi.
4. Ka vend për keqinterpretim: Meqenëse kartat kanë kuptime të shumëfishta, është e mundur të keqinterpretohen ose të përdoren për të konfirmuar paragjykimet e mëparshme.
Sansone-Braff ka pasur shumë klientë që e telefononin, duke e pyetur nëse duhet të bëjnë vaksinën e Covid-19. Ata i thanë se tërhoqën kartën e vdekjes dhe menduan se ky ishte universi që u thoshte të mos e bënin.
“Unë u thashë,‘ Jo domosdoshmërisht. Le të tërheqim dy letra të tjera. Një person mori kartat e forcës dhe shëndetit. Unë i thashë, ‘Ndoshta po ju tregon se nëse bëni vaksinën, nuk do të vdisni dhe do të keni shëndet dhe forcë.’ Ne priremi t’i interpretojmë kartat në kuptimin e asaj që duam të nënkuptojnë.”
A është e përshtatshme për ju?
Ashtu si me çdo trajtim, tarot do të ndihmojë disa njerëz dhe nuk do të funksionojë për të tjerët. Testi i është i thjeshtë: A ju bën të ndiheni më mirë? Nëse lexoni letrat dhe nuk ndiheni mirë, nuk duhet ta praktikoni. Nëse ju shkakton ankth ose çfarëdo emocioni tjetër negativ, letrat janë duke ju dëmtuar.
Tarot nuk këshillohen për individë me diagnoza të caktuara të shëndetit mendor, veçanërisht ata që përfshijnë simptoma si paranojë, psikozë ose sjellje obsesive-kompulsive.
Flisni me një profesionist të shëndetit mendor për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse tarot është i përshtatshëm për ju.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A