LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku tregon pse Agim Veliu nuk është më kryetar i degës së LDK-së në Podujevë

Abdixhiku tregon pse Agim Veliu nuk është më kryetar i degës së LDK-së në Podujevë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Agim Veliu nuk ka shprehur ambicie për të qenë kandidat për kryetar të Podujevës dhe se LDK-ja ka zgjedh kandidatët që kanë më shumë gjasa për fitore.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Abdixhiku u shpreh se të gjitha kompetencat edhe të degës së LDK-së në Podujevë i kanë kaluar Ekrem Hysenit që është edhe kandidati për kryetar të kësaj komunë në zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.


“Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetarë të Podujevës, dr. Ekrem Hyseni, vendimet do të jenë pothuajse për çdo komunë, nuk ka të bëj me individ, por me një proces normal”, u shpreh Abdixhiku pas mbledhjes.

Ai u shpreh se “kemi zgjedhur kandidatët që kanë gjasa më të larta dhe Veliu nuk ka shprehur ambicie për të qenë kandidat për kryetar të komunës, kemi zgjedhur Hysenin që do ta rikthejë Podujevën sa më parë. Të tjerët do zyrtarizohen në ditët në vijim”, u shpreh kryetari i LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori