LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Dion Miftarin

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Dion Miftarin

Llapi ka vazhduar me zyrtarizime, duke nënshkruar me futbollistin e ri Dion Miftari.

20 vjeçari që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka bërë karrierë në Slloveni.


“Mbrojtësi i majtë i lindur në Londër më 09.08.2001, i gjatë 1.78 m, bashkohet edhe zyrtarisht me Llapin për garat evropiane dhe edicionin e ri”.

“Ai së fundmi ishte pjesë e NK Brezice 1919 dhe vie si përforcim shtesë për të ardhmen e klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Llapi sot ka zyrtarizuar edhe Adem Maliqin dhe Dardan Jasharin./Telegrafi/