LAJMI I FUNDIT:

Detaje se kush është Folgore, kundërshtari i Prishtinës në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve

Detaje se kush është Folgore, kundërshtari i Prishtinës në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve
Foto: prishtinafc.com

Prishtina sot ka mësuar kundërshtarin e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve e cila vije nga San Marino.

S.S. Folgore Falciano Calcio është klub amator nga shteti i San Marinos, shtet ky në gadishullin Apenin, apo e rrethuar nga Italia qendrore pranë detit Adriatik me 33.600 banorë dhe me sipërfaqe prej 61 kilometra katror.


SS Folgore, kampion aktual, është skuadra e tretë më e trofeshme me 5 tituj kampioni dhe 4 herë nënkampion, pas La Fioritas me po aq tituj dhe Tre Fiorit me 8 tituj kampioni.

Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, luan ndaj kampionit të San Marinos
Lexo po ashtu Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve, luan ndaj kampionit të San Marinos

Folgore, pjesën e rregullt të kampionatit ka përfunduar e 3-ta, kurse në play-off ka befasuar duke mposhtur skuadra e favorizuara të Libertas, e 2-ta në pjesën e rregullt të kampionatit dhe në finale vendin e parë në klasifikim, La Fiorita (1-0).

Folgore, këtë edicion ka arritur 10 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje me goldallim +18, 30:12.

Në portalin e vlerësimit të vlerës së futbollistëve, transfermarkt, skuadra sanmarineze vlerësohen me 550 mijë euro, ndryshe prej Prishtinës me 3.65 milion euro.

Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Jemi të kënaqur me shortin në Ligën e Kampionëve, por duhet të punojmë që të jemi gati
Lexo po ashtu Trajneri i Prishtinës, Ramadani: Jemi të kënaqur me shortin në Ligën e Kampionëve, por duhet të punojmë që të jemi gati

Skuadra nga San Marino konsiderohet amatore në aspektin profesional financiar. Nuk ka futbollistë të huaj, veçse atyre të vendin dhe shtetësi italiane. Futbollisti më i shtrenjtë i vlerësuar nga transfermarkt është qendërmbrojtësi italian, Roberto Rosini me 100.000 euro. Rosini, ka luajtur në skuadrat italiane, ndër tjera, Rimini dhe Ravena. Në skuadër ka edhe disa futbollistë tjerë që kanë luajtur nëpër kampionate italiane të kategorive të ulëta, kryesisht në Rimini, Teramo, Ravena, Spal, etj.

Kryetrajner i skuadrës është italiani me licencë “B”, Omar Lepri, 44 vjeç. Ish-futbollisti i Barit, Carpit, zejen e trajnerit e ka ushtruar edhe në skuadrat pak të njohura italiane, Bellaria IM dhe FYA Riccione.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori