LAJMI I FUNDIT:

Rama: Mbi 88 mijë familje përfituan bonusin e fëmijëve të porsalindur

Rama: Mbi 88 mijë familje përfituan bonusin e fëmijëve të porsalindur
Foto: Ilustrim

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte fokusin e ka pasur te lindshmëria përgjatë muajve të parë të vitit 2021.

Kreu i Qeverisë shqiptare përmes një shkrimi në Facebook shkruan se, vetëm pesë muajt e parë të vitit kanë lindur 15,837 fëmijë të cilët kanë përfituar e fëmijëve të porsalindur.

Ndër të tjera ai i rikthehet dhe ripërsërit faktin në lidhje me bonusin që marrin prindërit pas lindjes që nis me 40 mijë lekë [325 euro] për fëmijën e parë, dyfishohet te i dyti dhe tek i treti familja merr 120 mijë lekë [975 euro].


“Deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Rama. /Telegrafi/