LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon të hiqet e drejta e vetos në Bashkimin Evropian

Gjermania kërkon të hiqet e drejta e vetos në Bashkimin Evropian

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) të shfuqizojë të drejtën e vetos që mbajnë anëtarët e Bashkimit.

E gjithë kjo në mënyrë që BE-ja të mos jetë një “peng” në veprimet e saj, raporton reuters.

“Ne nuk mund të jemi më peng i atyre që vënë veton në politikën e jashtme evropiane. Ata që e bëjnë këtë po luajnë, pak a shumë në planin afatgjatë, me kohezionin e Evropës”, tha Maas në një konferencë shtypi në Berlin.


Udhëheqësit e BE-së përplasen për shkak të vetos së Hungarisë dhe Polonisë për buxhetin
Lexo po ashtu Udhëheqësit e BE-së përplasen për shkak të vetos së Hungarisë dhe Polonisë për buxhetin

Rregullat e BE-së përcaktojnë që vendime të caktuara, veçanërisht në lidhje me taksat ose politikën e jashtme, kërkojnë një vendim unanim nga vendet anëtare dhe ata kanë mundësinë të përdorin veton për ta bllokuar ose shtyrë atë. Mass mbrojti që parimi i votimit të shumicës të rikthehet në vend të vetos.

Hungaria ka përdorur rregullisht fuqinë e vetos në muajt e fundit për të bllokuar deklaratat kritike të BE-së në lidhje me Kinën.

Kohët e fundit, hungarezët refuzuan të mbështesin një deklaratë që bën thirrje për një armëpushim në konfliktin izraelito-palestinez. Polonia vuri veton gjithashtu mbi disa vendime dhe pozicione evropiane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori