LAJMI I FUNDIT:

​BE-ja dhuron 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave në veri të Mitrovicës

​BE-ja dhuron 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave në veri të Mitrovicës

Bashkimi Evropian i ka dhuruar veriut të Mitrovicës 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave. Ky donacion kap vlerën e 700 mijë eurove e që është pjesë e projektit për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE.

Në ceremoninë e dorëzimit të tetë kamionëve për mbledhjen e mbeturinave, kompanisë NP “Standard”në veri të Mitrovicës, mori pjesë edhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Me këtë rast Szunyog, tha se BE-ja ka ndërmarr obligim serioz në zgjidhjen e kërcënimeve ekologjike dhe degradimit të marrëveshjes së gjelbër e cila i takon agjendës së gjelbër të rajonit të Ballkanit perëndimor.


Ambasadori i BE-së potencoi bashkëpunimin e ngushtë në mes të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe komunave veriore të Kosovës, me qëllim të identifikimit të problemeve të shumta dhe ndër vite sa i përket çështjes së mbeturinave.

Ai përveç donacionit të kamionëve, përmendi edhe ndërtimin e deponive, pastaj numrin e konsiderueshëm të kontejnerëve dhe të ngjashme, si mbështetje të BE-së ndaj këtyre komunave veriore.

“Kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me komunat veriore në mënyrë që të identifikojmë dhe zgjidhim disa probleme që ekzistojnë ndër vite. Sa i përket mbeturinave dhe besoj se angazhimet tona tani kanë filluar të tregojnë rezultate. Qëllimi ynë kryesor i këtij takimi është që komunave zyrtarisht t’ua dorëzojmë tetë kamionë të ri për mbledhjen e mbeturinave, nga të cilat disa janë të parkuara këtu. Po shpresoj se këta kamionë tashmë veç po përdoren për qëllime të mira[…]Përveç kësaj, angazhimi ynë kryesor ka qenë ndërtimi i deponisë së re në ‘Savina stena’ të komunës së Zveçanit. Ky projekt ka disa vonesa të caktuara, por synojmë që ta hapim shumë shpejtë[…]Kemi kryer poashtu dërgesën e mbi 880 kontejnerëve për mbeturina dhe do të financojmë vendet e reja për mbledhjen e mbeturinave”, ka thënë Szunyog.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq, u shpreh i bindur se ky donacion është vetëm fillimi dhe se muajt në vazhdim pret mbështetjen e BE-së edhe në fusha tjera.

“Para katër vitesh kemi filluar një bashkëpunim, rezultati I të cilit sot është I dukshëm. Pikërisht këtu prapa nesh kemi tetë kamionë të ri për mbledhjen e mbeturinave dhe kjo nuk është e tëra. Shpresoj se javët ose muajt në vijim do të hapim deponinë regjionale e cila përgjithmonë, respektivisht për dekada të tëra do ta zgjidhë problemin e trajtimit të mbeturinave në veri”, theksoi Rakiq./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori