Në një diskutim të fundit në kanalin e tij në YouTube, Andrew LaCivita, autor librash dhe “trajner karriere” tregoi gjënë e parë që duhet të bëni nëse merrni një ofertë page shumë të ulët gjatë procesit të intervistës
Si fillim: Mos reagoni. LaCivita thotë “lërini ata ta sugjerojnë pagën përpara se ta përmendni ju”.
“Është gjithnjë mirë të mos bëni kurrë supozime dhe fillimisht, të merrni sa më shumë informacion”, shton ai.
Kjo çon në pyetjen që ai u këshillon gjithmonë klientëve të tij të bëjnë gjatë kësaj faze të intervistës.
Falënderojini për ofertën dhe më pas thoni: “Do të doja ta kuptoja më mirë: Shuma që keni ofruar bazohet në mënyrën se si ju e shihni këtë pozicion pune në përgjithësi, apo në mënyrën se si mendoni se do ta bëj unë këtë detyrë, bazuar në aftësitë dhe përvojën time?”
Pra, ju duhet t’i pyesni nëse ata mendojnë se kaq vlen ai pozicion pune, apo aq vleni ju për ta bërë atë punë.
“Kjo do t’ju tregojë çfarë të bëni”, sipas LaCivita-s.
Nëse përgjigjja e tyre është se kjo është vetëm norma e sheshtë që ata mendojnë se pozicioni vlen, ka disa opsione. E para prej të cilave është thjesht të largoheni.
“Nëse paga është aq e ulët sa ju duket fyese, mund të mos pranoni, por nëse jeni në një pozitë ku keni nevojë për këtë punë dhe ju duhen paratë, pranojeni punën dhe përpiquni të negocioni për pagën, ose thjesht pranoni punën dhe vazhdoni të qëndroni në kërkim të një pune tjetër.”
Nëse ata përgjigjen, duke thënë se oferta është më reflektuese për ju, aftësitë dhe përvojën tuaj sesa vetë roli, LaCivita ju rekomandon të luftoni, shkruan Anabel.
“Ju duhet të konstatoni pse ata mendojnë atë që mendojnë”, thotë ai. “Pse mendoni se kjo është vlera ime?” Mos filloni me kundërsulme apo me mbrojtje, këto janë taktika të gabuara.”
Pyesni gjithnjë dhe mos dilni në supozime, pa e dëgjuar ekzaktësisht se çfarë mendon personi që keni përballë. Sido që të shkojë, mos u demoralizoni dhe mos ndaloni së kërkuari atë që është bërë për ju! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Gaforrja: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'