LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: E domosdoshme dhe legjitime falja e borxheve ndaj bizneseve

Tahiri: E domosdoshme dhe legjitime falja e borxheve ndaj bizneseve

Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në emër të propozuesit të interpelancës “falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve, pasi sipas tij, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë dhe shumë vende të punës t’i mbyllin për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Tahiri tha se është e domosdoshme legjitime falja e borxheve.

“Për të gjithë ne është shumë e qartë se gjobat e shqiptuara janë ligjshme mbi mandatin dhe nga ligji për menaxhimin e pandemisë, sidoqoftë meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll. Kemi hyrë në një periudhë që përpos shëndetit publik duhet t’i adresojmë edhe dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia.


Nuk mund të mohojmë faktin që efektet e kësaj pandemie janë afatgjate, mirëpo është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve. Janë disa çështje që këtë temë e bëjnë të domosdoshme dhe faktin legjitim faljen e borxheve. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese të shlyejnë këto borxhe pa rrezikuar kapacitetin e tyre për të operuar, madje disa rrezikojnë edhe mbylljen e plotë dhe falimentimin e saj”, theksoi Tahiri.

Ai shtoi se si rrjedhojë e presioneve të shumta pandemike mbi bizneset ku bie edhe shlyerja e borxheve, shumë biznese nuk po mund të operojnë në mënyrën e njëjtë ndaj të punësuarave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Kalo në kategori