Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, sivjet mund të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ndërsa kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, Palmer nuk e sheh këtë si një çështje për të cilën Kosova është e gatshme të angazhohet.
“Unë besoj se ka zona shumë më produktive për diskutim në këtë kohë që duhet të adresohen”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, diplomati amerikan në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka thënë se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë, siç kanë bërë deri më tani, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit.
Pas vizitës në Prishtinë, bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Palmer ka qëndruar në Beograd, para takimit të paralajmëruar gjatë këtij muaji në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, për të rifilluar dialogun, transmeton Telegrafi.
I pyetur se çfarë është arritur gjatë këtyre vizitave dhe takimeve me krerët e dy shteteve, ai tha ka edhe shumë punë për të bërë, “por ne do të dëshironim të shihnim të dy palët që sërish seriozisht të angazhohen në procesin që do të çojë në një marrëveshje dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe t’iu hapë rrugën Evropës.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në negociata, por ne jemi aktorë dhe partnerë të përfshirë në proces. Unë punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE Miroslav Lajçak, dhe ne të dy punojmë ngushtë me Beogradin dhe Prishtinën për t’i ndihmuar ata të identifikojnë fushat ku duhet të punojnë.
Ai mendon se është absolutisht e mundur që Kurti dhe Vuçiq gjatë këtij viti të nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Mendoj se kjo është absolutisht e mundur. Por, u takon atyre dhe ajo që ne do të dëshironim të bënim është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Presidenti Vuçiq ashtu edhe Kryeministri Kurti kanë mbështetje të fortë politike, ata janë në gjendje të përfshihen seriozisht në të gjithë procesin, të identifikojnë pjesët ku mund të arrihet një marrëveshje dhe të ndihmojnë të gjithë procesin të ecë përpara”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Tutje theksoi se qëllimi i dialogut është normalizimi i plotë i marrëdhënieve.
“Kjo është ajo që është e nevojshme në mënyrë që të rivendoset perspektiva evropiane për të cilën aspirojnë Serbia dhe Kosova. Dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht këtë. Vizioni ynë për Ballkanin Perëndimor është një rajon i qëndrueshëm, paqësor, prosperues dhe i përfshirë plotësisht në BE dhe unionin Euro-Atlantik. Sa i përket asaj që do të nevojitet për këtë, do të duhet vullneti për t’u ulur dhe për të punohet për këtë, për të identifikuar pikat e nevojshme të kompromisit dhe të shkohet përpara. Sa i përket Shteteve të Bashkuara, ne e shohim njohjen e ndërsjellë si një epilog që në fund e lë këtë temë në të kaluarën dhe i vendos Serbinë dhe Kosovën në një pozicion për të ecur përpara. Por do të duhet kohë dhe do të jetë punë e vështirë”, tha ai.
Palmer ka folur edhe për “non-paper” që rrodhën në media kohët e fundit, sipas të cilave parashihej ndryshimi i kufijve në Ballkan.
“’Non-paper-et’ nuk nënkuptojnë asgjë. Ka shumë gjëra dhe tema që mund të diskutohen. Unë i hedh poshtë ato ‘non-paper’ për të cilat askush nuk merr përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, unë nuk e shoh këtë si një çështje për të cilën Kosova është e gatshme të angazhohet, dhe unë besoj se ka zona shumë më produktive për diskutim në këtë kohë që duhet të adresohen. Këta janë, për shembull, personat e zhdukur, një çështje rreth së cilës të dy palët mund të arrijnë një marrëveshje”, tha ai.
Palmer tregoi se pse ndryshimi i kufijve është kontestues kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Ajo që ne jemi duke u përpjekur të bëjmë përmes këtij procesi është të ndihmojmë palët të identifikojnë temat për të cilat mund të arrijnë marrëveshje… Nuk na takon neve t’u tregojmë palëve se çfarë duhet të bëjnë, dhe sigurisht që nuk na mbetet ne t’i tregojmë se cilat janë interesat e tyre. Serbia dhe Kosova janë mjaft të afta të përcaktojnë interesat e tyre, dhe ajo që ne duam të bëjmë është të lehtësojmë procesin që liderët e të dy palëve do të udhëheqin, diskutojnë, arrijnë një kompromis atje ku ka pika të marrëveshjes dhe mosmarrëveshjes, arrijnë kompromisin e nevojshëm, arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënive dhe të ecin përpara”, tha ai.
Palmer ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel është e përgjithshme.
“Pyetja është cilat janë specifikat, kompetencat, mekanizmat e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kjo duhet të diskutohet dhe zgjidhet përmes dialogut”, tha diplomati amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?