LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënia dhe mospërputhja e faktorit Rhezus; Çfarë duhet të dini

Shtatzënia dhe mospërputhja e faktorit Rhezus; Çfarë duhet të dini

Mospërputhja e faktorit rezus: kjo mospërputhje (Rh) ndodh atëherë kur një nënë shtatzënë dhe foshnja e saj kanë grup gjaku me rezus të ndryshëm

Faktori rezus është një lloj proteine që gjendet në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut. Personat që e kanë atë, thuhet se kanë rezus pozitiv, ndërsa ata që nuk e kanë, thuhet se kanë rezus negativ.


Rezusi nuk ka asnjë ndikim mbi shëndetin tuaj, kur nuk jeni shtatzënë, por menjëherë më pas, nëse ju keni rezus negativ dhe foshnja pozitiv, mund të shfaqet një problem që quhet mospërputhja e faktorit rezus.

Trupi juaj e konsideron një substancë të huaj rezusin pozitiv të fetusit. Në qoftë se ekspozohet ndaj proteinës me rezus pozitiv, trupi juaj fillon të prodhojë antitrupa për ta shkatërruar atë, shkruan në librin “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

Përfundimi mund të jetë shkatërrimi i një rruaze të kuqe të gjakut te fetusi. Në rast se nuk mjekohet, kjo gjendje mund të shkaktojë komplikacione nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat për fetusin. Në raste shumë të rralla, mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Zakonisht, mjafton një shtatzëni me mospërputhje rezusi, që trupi juaj të grumbullojë antitrupa të mjaftueshëm për ta dëmtuar fetusin. Nëse ju keni rezus negativ, partneri pozitiv dhe kjo është shtatzënia e parë, atëherë mospërputhja e rezusit nuk paraqet ndonjë problem. Rreziku është më i madh në shtatzënitë e ardhshme. Për fat të mirë, ky problem mund të zgjidhet, thuajse gjithmonë.

Trajtimi

Çelësi për të parandaluar mospërputhjen e faktorit rezus, është mjekimi i përbërë nga antitrupa që luftojnë kundër qelizave me rezus pozitiv, të cilat quhen imunoglobulina Rh. Duke injektuar këtë të fundit, të gjitha qelizat me rezus pozitiv, që qarkullojnë në sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut, do të maskohen.

Antitrupat nuk formohen, po nuk patën ndonjë faktor rezus për të luftuar. Falë këtij injeksioni, sëmundja e rezusit te fetusi tashmë është shumë e rrallë.

Në rast se në fazat e para të shtatzënisë, analizat vërtetuan se keni rezus negativ, rreth javës së 28-të ose javës së 29-të të shtatzënisë, mund të bëni një tjetër analizë gjaku për të kontrolluar antitrupat e rezusit.

Në qoftë se rezultatet e analizave tregojnë se trupi juaj po prodhon antitrupa, mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni një injeksion të imunoglobulinës Rh. Po të jeni një ndër ato pak gra që kanë antitrupa të rezusit, duhet t’i bëni rregullisht analizat gjatë gjithë tremujorit të dytë, për të përcaktuar nivelin e tyre në trup.

Në qoftë se niveli i antitrupave rritet shumë, do të ndërmerren masat e nevojshme. Ndër to mund të përmendim transfuzionin e gjakut për fetusin, ndërkohë që është ende në mitër, ose në disa raste, mund të bëhet edhe lindje e parakohshme. Pas lindjes, te foshnja mund të shfaqet anemia dhe verdhëza, të cilat duhet të mjekohen.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori