LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takohet me ambasadorin Gudjev, konfirmohet mbështetja e Bullgarisë për Kosovën

Mehaj takohet me ambasadorin Gudjev, konfirmohet mbështetja e Bullgarisë për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në takim ambasadorin bullgar në Prishtinë, Hristo Gudjev.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se  “ambasadori Gudjev, përveç urimeve për detyrën e ministrit, theksoi edhe mbështetjen e shtetit të Bullgarisë si anëtare e NATO-s në funksion të realizimit të synimeve për integrime euroatlantike dhe iniciativat rajonale dhe organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes”.

Nga ana e tij, ministri Mehaj e njoftoi me prioritetet e tij si dhe vlerësoi përkrahjen e shtetit mik bullgar për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-së.


“Në fund, të dy u pajtuan se është i nevojshëm forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në interes të përbashkët dhe në interes të stabilitetit, paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori